Seanca e IV-të në Klinë nisi me homazh për Ismet Rracin dhe Rexhep Qosen

Kuvendi Komunal i Klinë ka mbajtur sot seancën e IV-të të rregullt për vitin 2026, e cila nisi me një minutë heshtje në nderim të ish-kryetarit të komunës, Ismet Rraci, i vrarë para 25 vitesh, si dhe me një minutë heshtje për akademikun Rexhep Qosja, i cili ndërroi jetë duke lënë pas një krijimtari të pasur.

Në hapje të seancës, kryesuesi i Kuvendit theksoi rëndësinë e kujtimit të figurave që kanë kontribuar në zhvillimin dhe funksionimin e institucioneve lokale, duke vlerësuar lart rolin dhe angazhimin e Rracit në periudha të vështira për vendin.

Pas homazhit simbolik, Kuvendi vijoi punimet sipas rendit të ditës, ku u diskutuan disa çështje me rëndësi për qytetarët e komunës, përfshirë planifikimet buxhetore, projektet infrastrukturore dhe çështje të tjera administrative.

Seanca u karakterizua nga diskutime ndërmjet anëtarëve të Kuvendit, të cilët paraqitën qëndrimet dhe propozimet e tyre lidhur me zhvillimin e mëtejmë të komunës së Klinë./Klina ifo/