E dhimbshme se në çfarë gjendje është katandisur lumi Llap nga mbeturinat

Ndotja e ambientit është mjaftë shqetësuese në çdo komunë të Kosovës.

Padyshim se nga pakujdesia e secilit prej nesh, ndotja bëhet gjithnjë e më shqetësuese.

Por banorët e Podujevës po e ndotin jashtëzakonisht shumë lumin Llap.

Në një video të dërguar në redaksi shihet qartë gjendja në të cilën është ky lum si pasojë e hedhjes së shumë mbeturinave.

Përpos që i jep një pamje jashtëzakonisht të keqe, ky lum po ndotet mjaftë shumë e gjithë kjo si pasojë e hedhjes së mbeturinave aty ku s’do të duhej të ishin