Nesër paralajmërohen reshje bore në Kosovë

Prishtina Weather ka paralajmëruar se mund të ketë reshje bore në viset malore mbi 2000 metra gjatë kësaj jave, raporton Express.

“…ku gjatë ditës së enjte pritet rënie e ndjeshme e temperaturave, si dhe parashihet të fryejë erë më e fuqishme veriore, në rajonin e Istogut me hove edhe mbi 25m/s. Në vise të larta malore mbi 2000m mund të bie edhe dëborë”, thuhet në njoftim.

6.10.2020 – Fronti i ftohtë që kaloj mbi vend mëngjesin e sotëm, solli të reshura shiu dhe një rënie të temperaturave përreth vlerave mesatare. Ditën e mërkurë një ciklon nga Italia parashihet të lëvizë mbi rajonin tonë, që orëve të pasdites dhe natën kushtëzon mot kryesisht të vranët me të reshura shiu. Ky ciklon sjell me vete edhe masa më të ftohta ajrore, ku gjatë ditës së enjte pritet rënie e ndjeshme e temperaturave, si dhe parashihet të fryejë erë më e fuqishme veriore, në rajonin e Istogut me hove edhe mbi 25m/s. Në vise të larta malore mbi 2000m mund të bie edhe dëborë.