Haxhi Shala pritet të udhëtojë sot për intervistim në Hagë

Deputeti nga radhët e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Haxhi Shala, sot pritet që të udhëtojë drejt Hagës për tu intervistuar nga Dhomat e Specializuara.

Kështu ka bërë të ditur ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, përmes një postimi në Facebook.

“Ai ishte emër që bëri histori në luftën e UÇK-së! Ne jemi me te në këtë betejë!”, ka shkruar ai.

Në gusht, Shala ishte ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit./