OVL-UÇK dega në Klinë uron festat e 28 nëntorit

Kryetari i degës së OVL-UÇK-së në Klinë, Hajdin Balaj, me rastin e festave të 28 nëntorit, uron të gjithë qytetarët e Klinës dhe gjithë shqiptarët për këto festa.
Balaj ka thënë për Klinainfo se 28 nëntori është një nga datat më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar në luftën tonë për pavarësi.
Balaj ka uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Flamurit, ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe daljen publike të UÇK-së në skenë.