Policia jep detaje për vdekjen e 26-vjeçarit në Suharekë

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka dhënë detaje për vdekjen e 26-vjeçarit dje në Suharekë, i cili dyshohet se u vra me kallashnikov.

Rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë.

Sipas PK, rasti ndodhi dje në fshatin Greikoc të Suharekës rreth orës  15:55.

“Në spitalin rajonal në Prizren është sjell i plagosur me armë zjarri një mashkull kosovar. Si pasoj e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Policia ka theksuar se gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes në afërsi të shtëpisë së viktimës është gjetur dhe sekuestruar një armë AK 47 (kallashnikov), një karikator dhe tre fishekë, si dhe janë vërejtur disa njolla gjaku.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

SHARE