Të premtën seanca e rregullt e Kuvedit Komunal në Klinë, ky është rendi i ditës

Kuvendi i Komunës së Klinës më 28.04.2023 (e Premte), mban seancën e IV-të të rregullt të punës së kuvendit për vitin 2023.

Seanca mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës dhe fillon në orën 10:00.

Ky është rendi i ditës:

1. Arsyetimi i mungesave,

2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

3. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimeve të Komitetit për Politik dhe Financa,

4. Shqyrtimi i raportit të menaxhimit financiar Janar-Mars-2023,

5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit të drejtorisë për FEZH, për bartje të mjeteve financiare,

6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për krijimin e kodit të ri për participim për sera,

7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të drejtorisë së shëndetësisë dhe mirëqenies sociale për vënie në diskutim publik Draft-Statutin e QKMF-së,

8. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për emërtimin e rrugës me emrin “Villy Kuypers”,

9. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të zyrës për komunitete dhe kthim për vëne në diskutim publik planin komunal të veprimit për të zhvendosurit dhe zgjidhje të qëndrueshme,

10. Pyetje dhe përgjigjeje.