Rama me familjen në Prizren: Të jep një kënaqësi të posaçme, njerëzit me energji ngado që i hedh sytë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zgjedhur të kalojë pak kohë në Kosovë.

Së bashku me gruan dhe djalin, Rama sot u lajmërua nga Prizreni, duke publikuar një fotografi në Facebook.

“Prizreni të jep përherë një kënaqësi të posaçme; historia e shqiptaria bashkëjetojnë në ajrin që thith dhe njerëzit kanë një energji shumë të mirë ngado i hedh sytë”, shkroi Rama.