Përfundon aksioni i IPK-së në Vërmicë, 26 policë kufitar të arrestuar

Ka përfunduar aksioni i Inspektoriatit Policor të Kosovës, për arrestimet e sotme në pikën kufitare në Vërmicë.

Në total nga ky aksion, janë arrestuar 26 zyrtarë policor nën dyshimet për korrupsion.

Pas arrestimit, policët kufitar të cilët kanë qenë në detyrë janë dërguar në IPK për intervistim.

Zyrtarët policorë po dyshohen për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ka njoftuar IPK-ja në një komunikatë të përbashkët për media me Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Sipas tyre, hetimi përfshin edhe bashkëpunim me prokurorë nga Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë (SPAK-) dhe zyrtarët e Agjencisë për Mbikëqyrje Policore(AMP), e cila është agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri.

Në komunikatë është treguar se operacioni i IPK-së ka filluar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Ky operacion është koduar “Pika 2” dhe sipas komunikatës së IPK-së i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë.

SHARE