Menaxheri i Robin Krasniqit jep shifra të hatashme suksesi të boksierit kosovar

Luan Dreshaj, menaxheri i Robin Krasniqit ka dhënë statistika të suksesit të boksierit kosovar pas fitores ndaj Jurgen Silvas.

Me këto statistika, Dreshaj është i bindur se Robin Krasniqi është boksieri më i suksesshëm shqiptar i të gjitha kohërave

Fitorja e 54-të në duelin Nr. 61 për boksierin më të suksesshëm shqiptar të të gjitha kohrave, Robin Krasniqi!
Në historin e boksit profesionist shqiptar, Robin Krasniqi deri tani i mban këto statistika / tituj / rekorde:

i vetmi Kampion Bote (madje në dy Federata të ndryshme)i vetmi Kampion Evrope në dy pesha të ndryshmeka fituar më së shumti tituj internacional & interkontinentalka zhvilluar më së shumti duele profesionisteka shënuar më së shumti duele profesioniste
Shpresojmë në të ardhmen të kemi shumë kampion bote, shqiptar! Por kjo rrugë, kjo karrierë, ky durim dhe kjo thjeshtësi që e ka Robin Krasniqi si njeri, këto vërtet nuk janë lehtë për t´u zëvendësuar” shkruan Dreshaj në Facebook.