ELEZAJ TAKOI INVESTITORË GJERMANË

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të komunës, ka pritur sot në takim përfaqësues të kompanisë gjermane Luma International GmbH, të kryesuar nga z. Zeev Kliot, ku u diskutua mundësia e investimeve në Minierën e Boksitit në Volljakë.

Kryetari Elezaj falënderoi z. Kliot dhe përfaqësuesit e kompanisë për vizitën e realizuar dhe theksoi se Kosova është vend i pasur me resurse shumë të rëndësishme, të cilat ofrojnë mundësi të mira të investimit.

Elezaj, po ashtu shpalosi mundësitë e shkëlqyeshme që ofron Miniera e Boksitit për investime, por edhe si sektor i rëndësishëm për zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës.

Ndërsa z. Zeev Kliot, dhe përfaqësuesit e kompanisë, falënderuan kryetarin për mikpritjen dhe theksuan interesimin e tyre për të vazhduar bashkëpunimin për realizimin e investimeve në Klinë.

Gjatë këtij takimi z. Kliot shprehu interesim serioz për të investuar në Minierën e Boksitit në Komunën e Klinës, si një nga resurset më të rëndësishme minerare të Kosovës.