IKShPK-ja u bën thirrje prindërve të vaksionojnë fëmijët e tyre

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje që qytetarëve që të vaksinojnë fëmijët e tyre, sipas kalendarit të rregullt në mënyrë që fëmijët të mbrohen nga sëmundjet ngjitëse.

IKSHPK përmes një komunikatë ka theksuar se gjatë kësaj kohe, prindërit duhet tu përmbahen të gjitha rregullave e rekomandimeve të institutit, në mënyrë që të jenë sa më të mbrojtur nga COVID-19.

“Nuk ka asnjë kundër indikacion për vaksinimin e fëmijëve në këtë periudhë pandemie, por duhet kujdes që t’i përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë që në çdo QKMF e QMF si dhe nëpër punkte e shkolla ku ekipet e vaksinimit janë duke zbatuar Programin e Zgjeruar të Imunizimit të mbani distancën 2 metra, të bartni maska dhe mbani higjienën e duarve dhe higjienën personale. Të vaksinohen të gjithë fëmijët sipas kalendarit të rregullt që të mbrohen nga sëmundjet ngjitëse vaksinë preventabile”, thuhet në komunikatën e IKSHPK-së.

Po ashtu, IKSHPK thekson se Kosova është ndër shtetet që kanë pasur me së shumti sukses në vaksinim.