Një qytetar rrahë dy zyrtarë policorë në Pejë

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, dje rreth orës 04:00 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë

Sipas policisë, i dyshuari nuk e ka respektuar orarin e lëvizjes dhe nën ndikimin e alkoolit, në objektin e stacionit policor në Pejë i ka sulmuar fizikisht dy policë, ku të njëjtit më pas kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Ndërkohë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”./

SHARE