Aksident trafiku mes dy veturave në Skenderaj, 7 të lënduar

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes dy veturave në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, i cili tha se të lënduarit po marrin trajtim mjekësor.

“Aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth  orës 16:00, në një rrugë lokale në fshatin Llaushë të Skenderajt. Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara shtatë (7) persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, njoftoi Zahiti.