Klina e Rahoveci përkujtojmë dëshmorin e parë, Mehmedin Morina nga Gllareva

Sot organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, Dega në Klinë dhe Rahovec bashkë me kryetarët e këtyre dy komunave, kanë përkujtuar heroin Mehedin Morina, i cili ra para 23 vitesh heroikisht në Betejën e Gradishtit, pikërisht në fshatin Gexhë të Rahovecit,shkruan Klina info.

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj theksoi se Mehedin Morina është dëshmia më e mirë se si duhet atdheu, ku ai bashkë me vëllezërit lanë luksin e Holandës për t’i dalë zot atdheut.
“Andej ne si Klinë do të jemi mirënjohës për jetë, po ashtu ndihemi krenar që Kosova pati kësi fëmijësh”, ka thënë ndër të tjera Elezaj.
Ndërsa i pari i Rahovecit, Smajl Latifi evakuoi kujtimet e luftës dhe potencoi që Mehedin Morina Bashkë me Fehmi e Gjevë Lladrovcin ishin grupet e para që erdhën nga mërgimi për t’i dal zot atdheut.

“Ardhja e Mehedinit me shokë në ndihmë të luftatarëve të Anadrinit tregojnë se UÇK nuk po luftonte vetëm për pragun e shtëpisë, por edhe për çlirimin e trojeve shqiptare. Andaj edhe sot si 23 vite më parë, heroi Mehedin Morina e bashkoi Klinën e Rahovecin apo Drenicën dhe Anadrinin. Përherë do të jemi mirënjohës dhe do të përulemi para varrit të tij dhe luftës së UÇK-së”, u shpreh Latifi.

Nëna Fizë edhe pse sot në moshën 85 vjeçare, Kosovës ia fali djalin dhe vëllaun dhe ndihet krenare që pati djem të tillë që vdiqën për atdhe që fëmijët ta gëzojnë lirinë.
Ajo tha se edhe sot po të jetë e nevojshme për Kosovën njësoj duhet të veprojmë./Klina.info/