Kapen 2 ton kokainë në Spanjë/ Arrestohen 4 persona, mes tyre një shqiptar

Një sasi prej 2 ton kokainë u sekuestruan nga autoritetet në brigjet e Spanjës të martën. Droga u kap në një anije peshkimi në portin e Vigo, në Galicia.

Sipas mediave vendase, në pranga ranë 4 anëtarët e ekuipazhit, një prej të cilëve shqiptar.

Identiteti i të arrestuarve nuk bëhet i ditur. Shqiptari mësohet se jetonte në A Coruña dhe dyshohet se ishte koka e organizatës kriminale e trafikut të kokainës, shkruan TVKlan.

Sasia e kokainës u zbulua në një anije të vogël peshkimi, rreth 12 metra të gjatë, të quajtur Bestarruza dhe dyshohet se vinte nga Amerika e Jugut.