Besim Hoti nis mobilizimin me strukturat e LDK-së në komunën e Klinës

Kandidati për kryetar komune dhe njëherit kryetari i degës së LDK-së në Klinë Besim Hoti u takua sot me strukturat e partisë në Sferkë, Çeskovë dhe Gllarevë.

Sipas kësaj dege në takim u fol për mobilizim në zgjedhjet lokale të tetorit.

“Në këto takime u bisedua për format e organizimit dhe mobilizimin e subjektit tonë politik. Poashtu, u dëgjuan me kujdes edhe këshillat dhe kërkesat e banorëve të këtyre zonave”, shkruhet në njoftim.

SHARE