Foto e rrallë, Kadri Veseli, Mujë Krasniqi e Daut Haradinaj

Kadri Veseli e Daut Haradinaj kishin shoqëri me dëshmorin Mujë Krasniqin apo ndryshe i njohur si “Komandant Kapuçi”, e këtë e dëshmojnë edhe pamjet e ndryshme.

Klina.info ka siguruar një fotografi të tyre që nuk është parë më herët.

Në këtë fotografi e cila është bërë gjatë vitit 1997, ata shihen afër njëri-tjetrit.

Daut Haradinaj ka qenë në atë kohe shumë i ri në moshë, por ishte një nga luftëtarët më të zot në Rrafshin e Dukagjinit.