Shembet xhamia në Nigeri gjatë kohës së faljes, disa besimtarë të vdekur

Një xhami në qytetin Zaria të Nigerisë është shembur gjatë lutjeve, duke lënë të vdekur të paktën shtatë persona.

Qindra besimtarë ishin në ndërtesë në atë kohë të premten.

Një hetim ka nisur për shkakun e shembjes. Është zbuluar se ka pasur një çarje në një nga muret e xhamisë.

Xhamia mendohet të jetë më shumë se një shekull e vjetër. Nigeria ka histori të gjatë të shembjes së ndërtesave, raportoi BBC.

“Katër trupa u gjetën fillimisht. Më pas tre të tjerë u gjetën pasi ekipi i shpëtimit kërkoi në rrënoja”, ka thënë zëdhënësi i këshillit, Abdullahi Kwarbai.