“Norma e inflacionit vazhdon të ketë rënie”

Kosova qëndron më së miri në krahasim me vendet e rajonit, sa i përket normës së inflacionit.

Rritja e normës së inflacionit ka vazhduar të ketë rënie, e cila në muajin korrik ishte 2.4 për qind.

Kështu tha ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, duke iu referuar statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Përkundër sfidave të vazhdueshme, në krahasim me vendet e rajonit Kosova qëndron më së miri”, tha ai.