Kjo është 34 vjeçarja që ndërroi jetë në hotelin në dalje të Prishtinës

Indeksonline ka raportuar sot për vdekjen e një femre në një hotel në dalje të Prishtinës në rrethana ende të paqarta.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është A.Kameri nga Gjakova.

Dyshohet se viktima është përplasur verbalisht me një person para se të hidhej nga kati i dytë i hotelit.

34 vjeçarja ka lënë prapa një vajzë.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për IndeksOnline ku sipas tyre po hetohet në koordinim me prokurorin.

“Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34-vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë për IndeksOnline, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës.

Ajo ka deklaruar se aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.