Vdes në Klinikën Infektive një i burgosur nga Peja

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot rreth orës ‪07:30 në Klinikën Infektive të SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i burgosuri A.S, i lindur më 1975.

“Në pranim është konstatuar se vuan nga sëmundje e rëndë dhe e pakthyeshme e mëlçisë, me çrregullime të mëdha të organeve tjera dhe me amputim të këmbës së majtë. Tërë kohën është mbajtur në Stacionarin e Burgut dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, e së fundmi edhe në Kliniken Infektive ku edhe ka ndërruar jetë.

Si rast i rëndë shëndetësor, ka qenë i vaksinuar me dy doza të Vaksinës anti COVID-19!” thuhet në njoftimin e ShKK-së.

Sipas njoftimit, për këtë rast është bërë kërkesa për pezullim të dënimit që ka qënë në procedurë.

A.S po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese të Dubravës dhe ishte i dënuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

“Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes” përfundon komunikata.