Dukagjini – Malisheva: Publikohen formacionet zyrtare

Sot (e shtunë), 12 gusht, do të startojë edicioni i ri 2023/24 në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Superliga e Kosovës do të hap siparin këtë fundjavë apo më saktë sot (e shtunë) pasdite, me dy ndeshje në program për t’u zhvilluar.

Dy ndeshjet që do të zhvillohen sot janë ato mes Dukagjinit dhe Malishevës, si dhe Prishtinës ndaj Feronikeli ’74.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Haxhihamza, Shala, Syla, Basri, Dallku, Hugo, Feka, Morina, Mërlaku, Zulfiji, Santos

Malisheva:Gashi, Pira, Prekazi, Kryeziu, Vitija, Veliu, Mustafa, Bruti, Hoti, Hazrollaj, Aliu.