KRYETARI ELEZAJ MBAJTI TAKIM ME KFORIN

Kryetari i Komunës së Klinës, prof. Dr. Zenun Elezaj, ka pritur në takim përfaqësues të KFOR-it në Kosovë, përkatësisht njësinë JRD-Ë, komandantin e kësaj njësie, Musa Unsal, me të cilët ka biseduar për situatën dhe zhvillimet në Komunën e Klinës.
Po ashtu, temë diskutimi në këtë takim ishte edhe bashkëpunimi i realizuar mes KFOR-it dhe Komunës së Klinës.
Kryetari Elezaj falënderoi komandantin e KFOR-it për vizitën dhe po ashtu për ndihmën dhe kontributin e çmueshëm që ka dhënë KFOR-i në lirinë e vendit dhe kujdesin për sigurinë për qytetarët.
“Kontributi i forcave të NATO-s për lirinë e Kosovës asnjëherë nuk do të harrohet nga qytetarët tanë dhe se çdo herë populli i Kosovës do të i`u jetë mirënjohës”, tha ndër të tjera kryetari Elezaj.
Ndërsa, Komandanti Unsal falënderoi kryetarin Elezaj, për bashkëpunimin e mirë me KFOR-in, dhe theksoi se bashkëpunim me Komunën e Klinës do të vazhdoj edhe në të ardhmen me qëllim që qytetarëve të i`u sigurohet një ambient më i mirë për jetesë.

SHARE