Piloti regjistron pamjet, aty shihet “flota e UFO-ve” mbi Detin e Kinës Jugore

Një video e re që po qarkullon në rrjetet sociale ka nxitur një debat tjetër rreth ekzistencës së jashtëtokësorëve.

Sipas mediave të huaja, pamjet thuhet se janë kapur nga një pilot i cili po fluturonte mbi Detin e Kinës Jugore në një lartësi prej rreth 12 mijë metra.

Pamjet tregojnë tre grupe formacionesh misterioze të dritës që lëvizin nëpër retë afër Hong Kongut përpara se të zhduken shpejt.

“Nuk e di se çfarë është. Kjo është një diçka e çuditshme”, dëgjohet të thotë një person në video, përpara se dritat të zhduken një nga një.

Sipas Independent, videoja prej 53 sekondash u ngarkua në një faqe interneti për gjurmimin e UFO-ve në fillim të këtij muaji, por raportohet se është filmuar më 24 nëntor – në të njëjtën ditë që Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së njoftoi krijimin e një task force për UFO

SHARE