Bajrush Hoti, ish mjeku i UÇK-së kujton ditën kur filloi punën Spitali Ushtarak në Gajrak të Malishevës

Kryetari i degës së LDK-së në Malishevë, Bajrush Hoti, njëherit edhe ish ushtar dhe mjek i UÇK-së, përmes një postimi në facebook ka kujtuar ditën kur filluan përgaditjet për fillimin e punës së Spitalit Ushtarak të UÇK-së në Gajrak të Malishevës.

Postimi i plotë:

22 vite më parë 15 Maj 1998 në fshatin Gajrak u bën të gjitha përgaditjet për fillimin e punës në Spitalit Ushtarak të UÇK-së, në kuadër të njësitit Lumi dhe po këtë datë 15 Maj 1998 ndodhi sterilizimi i parë i paisjeve kirurgjike. Në këtë spital u kryen shumë operacione e vizita mjekësore për pacient civil e ushtarë të UÇK nga të gjitha Zonat Operative të Kosovës. Prandaj, me këtë rast shfrytëzoj rastin ti falenderoj të gjithë kolegët, teknik medicinal, motra medicinale, mjekët e përgjithshëm, e specialist si, Anesteziolog, Ortoped, Kirurg, Neurokirurg, Neuropsikiatër e shumë specialistë të tjerë,si dhe Ushtarët roje që kontribuan në Spitalin Ushtarak të UÇK-së në Gajrak, Malishevë.
Me respekt,
Udhëheqësi i Spitalit Ushtarak – Gajrak.
Bajrush Hoti.