Sadik Halitjaha me deklaratë të ashpër: Kadri Veseli e udhëzoi Emmersonin të thotë se jam shantazhuar

Ish-eprori i UÇK-së, Sadik Halitjaha, ka mbajtur një fjalim të ashpër në Gjykatën Speciale, duke e goditur Kadri Veselin dhe avokatin e tij Ben Emmerson.

Halitjaha reagimin e ka pasur lidhur me deklaratat e Emmerson se Halitjaha kishte dhënë urdhër për dy vrasje dhe dëshmia e tij mund ta inkriminojë në rast.

Ai ka thënë se kjo ishte thikë pas shpine, duke e akuzuar Kadri Veselin që e orientoi avokatin ta thotë këtë deklaratë.

Fjalimi pa ndërhyrje:

Keq që po drejtohem këtu. Z. Emmerson po pret në këmbë. Do të doja ta ndajmë kohën, të më jepet mua koha e avokatit që do ta ezauronte kohën e fjalës, edhe nuk kam dëshirë që gjërat pa relevancë të përsëriten, stërhollohen. Më vjen keq për dinamizmin e gjykatës që po pengohet. Sa do le të pyet prej kur kah lind krishti i përgjigjem. Jam i përgatitur.

Tjetra që dua të iu them ditën që më keni nxjerrë jsahtë ka qenë paradjeshit, z.Emmerson ka bërë digresion kundër meje si duket me ndikimin e Kadri Veselit se ashtu erdhi ajo asistentja me një letër, ka thënë se unë jam i shantazhuar. Se pasna pas dhanë urdhër me u dhanë një burrë e dy gra me u vra, koka kanë ankuar që pse nuk kam unë avokat.

Kisha dashtë juve të iu drejtohem jo avokatit se ai për mua ishte thikë pas shpine. Ai duhet ta sqaroj rejtë dhe të jetë fer jo të bëj goditje poshtë brezit. Të jetë fer le të tregojë ku është urdhri, ku e ka pa, ku e ka ni. Ku e ka atë kopje të urdhrit. Nuk duhet të thotë i shantazhuar, sepse kurrë në jetë nuk kam qenë i shantazhuar.

Mund të më vrasin, por të më ligin e të më shtantazhojnë le ta harron avokati e Kadria që e porositi me thanë ashtu. Nuk kam dashur ta harxhojë buxhetin e Kosovës, sepse pare të majme po merr Emmerson. Njëherë le ta sqarojmë këtë punë, e vazhdojmë pastaj betejën.

Do të doja me juve gjyqtarëve, por jo prapa shpinës të flitet se unë jam i kushtëzuar, apo kam faje pse jam këtu. Për atë që jam këtu, jam i ftuar nga ju