KOMUNA E KLINËS NJOFTON QYTETARËT SE MUND TË FURNIZOHEN ME UJË TË PIJSHËM TEK FABRIKA E UJIT NË KLINË

Shtabi Emergjent i Komunës së Klinës, në mbledhjen që ka mbajtur sot ka marrë vendim, që KRU “Hidrodrini” njësia në Klinë të sigurojë ujë të pijshëm për qytetarët e Klinës.

Ofrimi i ujit të pijshëm do të bëhet nëpërmjet dy burimeve pranë fabrikës së ujit në Klinë.
Komuna e Klinës apelon qytetarët, që gjatë furnizimit me ujë të respektohet radha, distanca dhe qytetarët të jenë të pajisur me dorëza dhe maska, si masë parandaluese e përhapjes së virusit.