Në një vjetorin e vdekjes së veteranit Isa Sokol Morina, zbulohet pllaka përkujtimore në kullën e tij

Në një vjetorin e vdekjes së veteranit të UÇK-së, Isa Sokol Morina, sot u zbulua pllaka përkujtimore në kujtim dhe nderim të veprës së tij.

Kjo pllakë u zbulua në kullën e veteranit të ndjerë, vend ku edhe ishte shtabi i UÇK-së.
Pllaka u vendos nga Organizata e Veteranëve të Luftës, dega në Klinë, me kryetar Hajdin Balaj.
Në këtë ngjarje të pranishëm ishin dhe Vesel Berisha, Xhavit Dauti, Ruzhdi Agushi.

Gjithashtu mori pjesë edhe zv.komandanti i shtabit të përgjithshëm, Sokol Bashota, komandanti i batalionit Naser Morina, zv.komandanti i batalionit Sinan Bashota, komandanti i kompanisë Zeqir Morina, nënkryetari i nëndegës së OVL në Gllarevë Imer Morina, si dhe të gjithë bashkëluftetarët e lagjes Balaj dhe veteranët.

Fjalën e morën disa prej tyre si Sokol Bashota, Naser Morina dhe Xhavit Dauti. Me ketë rast u nda edhe një mirënjohje për familjen e veteranit Isa Sokol Morina.