Policia e Kosovës zbarkon në Veri, aksion kundër drogës

Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë pas hetimeve intensive , sot në rajonin e Mitrovicës së Veriut, është duke realizuar një operacion policor antidrogë, raporton Sinjali.

Sipas njoftimit, Antidrogën po e asistojnë edhe disa njësi tjera relevante policore.

“Policia e Kosovës në fushën e parandalimit, hetimit dhe zbulimit të trafikimit me narkotikë edhe gjatë vitit të kaluar ka ndërmarr disa operacione të suksesshme policore ku janë konfiskuar sasi e konsiderueshme e substancave të dyshuara narkotike, janë zbuluar laboratorë droge, janë arrestuar numër i madh i personave të dyshuar, si dhe janë shpartalluar grupe të ndryshme kriminale në mbarë vendin.

Lidhur me rezultatet apo detajet e këtij operacioni të antidrogës do të njoftoheni me kohë pas pranimit të raporteve apo informatave nga njësitet në teren.”, thuhet në njoftim.