I rrotulluan veturat e EULEX-it”, Gjykata merr vendim ndaj Glauk Konjufcës dhe aktivistëve të LVV-së

Gjykata Themelore e Prishtinës sot i ka hedhur poshtë akuzat për rastin e rrotullimit të xhipave të EULEX-it në vitin 2011-212 nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje me në krye nënkryetarin e kësaj partie dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcën.

Gjykata ka vendosur që ta pushojë procedurën penale, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca dhe deputetët e LVV-së, Xhelal Sveçla e Sali Zyba akuzoheshin se ishin përgjegjës për rrotullimin e veturave zyrtare të misionit ndërkombëtar.

Për këtë rast akuzoheshin edhe disa aktivist të VV-së, siç është edhe ish-aktivisti Rron Gjinovci.

Gjinovci ka publikuar vendimin për pezullimin e hetimeve. /