Dukagjini merr “hak” për eliminimin në Kupë, mposht Prishtinën

Dukagjini e Prishtina u përballën në kuadër të xhiros së 19-të në Albi Superligë.

Skuadra nga Klina u ‘hakmorr’ për eliminimin nga Kupa që i’a kishin shkaktuar kryeqytetasit, duke i mposhtur minimalisht 1:0.

Ishte autogoli i Mërgim Pefqelit që vendosi fituesin e pikëve të plotë, gol i cili shkaktoi tensione te bardhekaltërit të cilët u ankuan se goli duhej anulur përshkak se gjyqtari kishte ndalur lojën paraprakisht. Mirëpo pas rishikimit në Var, Ajeti vendosi të pranonte golin.