Digjet një shtëpi në Pejë

Rreth orës 18:30 minuta të mbrëmjes së sontme në afërsi të shkollës fillore ‘Lidhja e Prizrenit’ në Pejë ka ndodhur një shpërthim zjarri në një shtëpi të vjetër.

Zjarrëfikësit e Pejës kanë intervenuar në shuarjen e zjarrit, ndonëse një pjesë e madhe e shtëpisë ka pësuar dëme të mëdha materiale, ndërsa të lënduar nga flakët nuk ka pasur.

‘RADIO 1’ raporton se brigada e Zjarrëfikësve edhe më tutje mbeten në vend-ngjarje duke sajuar dëmet që ka shkaktuar zjarri.