Enver Sekiraqa dënohet me 30 vjet burg

Rreth 12 vjet pas vrasjes se pjesëtarit të Policisë se Kosovës, Triumf Riza, i akuzuari Enver Sekiraqa është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë 30 vite burgim.

Një proces maratonik kundër Sekiraqës ka përfunduar sot në shkallën e parë të gjyqësorit. Kryetari i trupit gjykues për këtë rast, Shashivar Hoti gjatë leximit të arsyetimit të vendimit ka thënë se është fajtor për shtytjen në veprën penale vrasje e rëndë.

Sekiraqa sipas aktakuzës akuzohet për tri vepra penale. Akuza kryesore kundër tij në këtë rast penal është akuza e parë: Nxitje për kryerje të vrasjes së rëndë të pjesëtarit të Policisë së Kosovës. Prokurori Andrew Carney e pati akuzuar Enver Sekiraqën për shtytje në vrasjen e policit Triumf Riza në gusht të 2007-s në Prishtinë. Rreth tri vjet me parë, po e njëjta gjykatë me trup gjykues tjetër (një gjyqtar kosovar e dy gjyqtarë të EULEX-it) e pati dënuar për të njëjtat vepra Sekiraqen me 37 vjet burg.

Ai ishte dënuar që e ka nxitur Arben Berishën ta vrasë Triumf Rizën. Berisha një proces të ndarë gjyqësor është dënuar me 20 burg. Sekiraqa ishte dënuar edhe për veprën penale detyrim pasi që trupi gjykues kishte gjetur se e ka detyruar këngëtaren Adelina Ismaili t’i jepte para.

Gjykata e Apelit në tetor të vitit 2017 e kishte kthyer këtë rast në rigjykim.

Kryetari i trupit gjykues, Shashivar Hoti gjatë leximit të arsyetimit ka përmendur vetëm një vepër penale për të cilën e kanë gjetur Sekiraqen fajtor.

Ndërsa aktakuza e pati ngarkuar me tri vepra penale.