Të mërkurën, KF Dukagjini një hap larg finales

Të mërkurën, KF Dukagjini rikthehet në shtëpi për një sfidë vendimtare, ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.

Është momenti që stadiumi të mbushet dhe ekipi të marrë mbështetjen maksimale nga tifozët në një përballje që vendos fatin e kualifikimit.

KF Dukagjini synon finalen e madhe.

Ndeshja zhvillohet më 22 prill, në orën 15:00, në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.