Esat Raci shpallet i pafajshëm.

Esat Raci, ish drejtor Komunal i Administratës dhe aktualisht zëvendësministër i Ministrisë së Zhvillimit Rural, është liruar nga aktakuza për veprën keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe ushtrimit të ndikimit, pasi që prokurorja e rastit ka hequr dorë nga aktakuza, në mungesë të provave. Esat Raci, shkurt ka thënë se kjo edhe është pritur, madje një gjë e tillë është dashur të ndodh para pesë vjetëve por çuditërisht kjo është zvarritur. Raci bashkë me zyrtarë të tjerë komunal akuzohej se gjatë ndarjes së banesave kishin bërë favore. Poashtu edhe Fadil Gashi është liruar nga aktakuza për të njëjtat shkaqe sikundër edhe Raci.