Rrahje masive afër Malishevës, pesë persona përfundojnë në pranga- u përdor edhe arma

Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj në Carravranë të Malishevës pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

Si pasojë lëndime trupore ka pësuar njëri prej tyre i cili është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 21:00, transmeton IndeksOnline.

Policia ka njoftuar se nga njëri prej tyre është konfiskuar një  pushkë gjysmë automatike që dyshohet se është përdorur në rast por nuk është qëlluar askush.

Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa rasti është në procedurë hetimore.