Policia e trafikur rrugor në Pejë, zë kamionin që krijonte ndotje në rrugën Drenoc – Grabanicë

Ekipet patrulluese të njësisë rajonale të trafikut rrugor në Pejë gjatë punës ditore, kanë has në makineri gjegjësisht mjetet si kamion për transport të materialeve të ndryshme duke transportuar dheun nga një sipërfaqe ku ishin duke ndërtuar në një vend tjetër.

Mirëpo për transportin e këtij materiali nuk i kishin plotësuar kushtet ligjore dhe përgjatë tërë rrugës së përshkruar (rruga Pejë-Prishtinë), gjegjësisht në aneksin mes fshatrave Drenoc-Grabanicë të Klinës kishin ndotë rrugën, ku me ketë edhe kanë rrezikuar rrjedhën e komunikacionit.

Andaj duke vërejt ketë ekipet patrulluese të Njësisë së trafikut rajonal ka vepruar komfor legjislacionit në fuqi duke e proceduar për Gjykatë ketë biznes.