U MBAJT TURNEU TRADICIONAL NË FUTBOLL TË VOGËL

Në palestrën e sporteve “Adem Jashari” në Klinë është mbajtur turneun tradicional në futboll të vogël, i cili organizohet në kuadër të Festivalit Folklorik “I këndojmë lirisë”.

Garat janë zhvilluar në katër xhiro dhe pjesëmarrëse kanë qenë njëzetë ekipe. Në finale kanë arritur ekipi “Inbox” dhe “Klina”, ndërsa fitorja i takoi ekipit “Klina” në kohën e penaltive.

Gjatë këtij aktiviteti u ndan edhe çmime në vlerë monetare, kupa, medalje dhe mirënjohje të cilat i ndau kryetari i komunës së Klinës Prof. Dr. Zenun Elezaj.