Detaje për pacienten nga Istogu që ndërroi jetë nga Covid-19 (VIDEO)

Sot ka ndërruar jetë një 39 vjeçare nga fshati Llugë i Istogut, e cila ishte prekur me Covid-19.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë konfirmuar familjarët e viktimës.

Ata kanë njoftuar se e ndjera është operuar dje (12 prill, 2020) pas një problemi që ka pasur me lukthin ditët e fundit.