Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas disa të shtënave me armë zjarri në lagjen Kolovica në Prishtinë rreth orës 17:00.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 kemi marrë informatën se në lagjen Kolovicë në Prishtinë ka pasë të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Në këtë rast nga arma e zjarrit janë plagosur dy persona”, ka thënë Ahmeti.

Të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa Ahmeti ka thënë se Policia e ka arrestuar një person të dyshuar dhe ia ka konfiskuar armën që dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Zëdhënësja e Policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti ka thënë se njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave tjerë të përfshirë në këtë rast