Hajrulla Çeku dhe deputetja Shqipe Selimi në Llaushë, ku po ndërtohet memoriali për daljen e parë të UÇK

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrullah Çeku, bashkë me deputeten Shqipe Mehmeti Selimi ishin në Llaushë për të parë punimet për ndërtimin e memorialit që do të përjetësojë daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 Nëntor 1997.

“Atë ditë, Rexhep Selimi, Daut Haradinaj e Mujë Krasniqi u paraqitën para të pranishmëve në varrimin e mësuesit të vrarë, Halit Geci.

Deklaratën që e kishte lexuar në emër të UÇK-së, Rexhep Selimi e kishte përfunduar me këto fjalë: “Gjaku i të rënëve le të na bëhet urë që do të na bashkojë të gjithëve rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të na bashkojë të gjithëve në luftën për çlirimin e Kosovës se vetëm kështu trojet tona do ta shohin dritën e lirisë. Lavdi të rënëve për liri!”, shkruan ministri Çeku në FB./Klina info/