A do të ketë koalicion në Klinë, flet Zenun Elezaj

Të dielën që lamë pas u mbajtën zgjedhjet lokale në 38 komuna në Republikën e Kosovës.

Në Klinë kanë shkuar në balotazh AAK me PDK.

Klina.info ka pyetur kryetarin aktual të Klinës dhe njëherit të AAK-së në këtë komunë, Zenun Elezaj për ndonjë koalicion të mundshëm.

Elezaj nuk e ka mohuar një gjë të tillë, derisa ka thënë se janë në bisedime me LDK dhe VV.

Por, që ende s’ka ndonjë përgjigje përfundimtare.