Policia në Klinë gjobit 500 euro shoferin që theu ligjin

Stacioni Policor nё Klinё, vazhdon punën në implementim të ligjit 08/L-186, për rregullat në komunikacion rrugor, me datё 29.04.2024, gjatё patrullimeve rutinore kanё hasur kundёrvajtёsin i cili kishte tё vendosur pajisje sinjalizuese me ngjyrë tё kuqe dhe tё kaltër e cila ёshtё e ndaluar me ligj.

Pёr kundёrvajtёsin ёshtё shqiptuar fletgjoba:

500 euro
3 pikё negative
3 muaj masё mbrojtёse.
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, do tё vazhdoj me aktivitete tё shtuara, pёr parandalimin e aksidenteve nё komunikacionin rrugor.

“Apelojmё tek qytetarët që të respektojnë ligjin, të respektojnë shenjat në komunikacion, në mënyrë që të kemi një rrjedhë normale të komunikacionit me ketë edhe të parandalojmë aksidentet në trafik”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.