Ky është 30 vjeçari që u gjet i vdekur në Rahovec, dyshohet të ketë kryer vetëvrasje

Një person është gjetur pa shenja jete në qytetin e Rahovecit. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se bëhet fjalë për 30 vjeçarin Betim Berisha, nga Fortesa e Rahovecit. Viktima dyshohet të ketë kryer vetëvrasje pasditen e djeshme. Lidhur me rastin ka ndarë detaje edhe Policia e Kosovës. “Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion” thuhet në njoftimin policer.