Drojë për manipulime me votat e diasporës

Ka gati një javë qëkur disa vota të diasporës kanë arritur në Kosovë dhe po qëndrojnë në Ministrinë e Infrastrukturës. Vendosja e këtyre votave në objekte si ky i Ministrisë dhe jo në KQZ po konsiderohet si mundësi për dallavere me to.

Njohësit e çështjeve politike theksojnë se për shkak të rezultatit të ngushtë që pritet të jetë në zgjedhjet e 6 tetorit ka shumë mundësi të manipulohet me votat e diasporës, të cilat, siç thonë ata, do ta përcaktojnë fituesin, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Votuesit nga diaspora kanë edhe 4 ditë kohë të votojnë për zgjedhjet e 6 tetorit