Kontrabandoi 5 të mitur, arrestohet në Vërmicë

Pesë të mitur, shtetas të huaj janë hasur në një veturë në Vërmicë të Prizrenit, të cilët kanë kaluar kufirin ilegalisht.

Sipas Policisë, në veturën me targa vendore të cilën e ngiste i dyshuari një shtetas i Kosovës janë hasur 5 persona meshkuj të mitur shtetas të huaj me të cilët janë duke u marrë njësitë policore.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje nën dyshimin për kontrabandim me migrantë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.