BE-ja kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë: Ne duhet të gjejmë një zgjidhje që është evropiane

Bashkimi Evropian edhe njëherë ka dal kundër shkëmbimit të territorve si ide për zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë.

I dërguar i BE-së, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi përmes një interviste në “Wiener Zeitung”, ka bërë të ditur se duhet gjendur një zgjidhje që është e përshtatshme për shekullin 21.

“Ne duhet të gjejmë një zgjidhje që është evropiane dhe e përshtatshme për shekullin 21. Rajoni ka një të kaluar tragjike, me kufijtë e tërhequr përgjatë vijave etnike. Reagimet në rajon kanë qenë jashtëzakonisht negative dhe ne, që qëndrojmë për vlerat dhe zgjidhjet evropiane, nuk e mbështesim as këtë.

Disa besojnë se do të ishte në rregull nëse të dy palët do të arrinin një marrëveshje në këtë mënyrë. Por çmimi do të ishte shumë i lartë. Ne duhet të garantojmë standardet evropiane dhe të ndihmojmë në stabilizimin e rajonit. Ndryshimet e kufijve do të kishin efektin e kundërt”, u shprehë ai.