Dashuria që i shkaktoj dhimbje Zanfina Ismailit

Zanfina Ismaili rradhitet në mesine atyre këngëtareve që arrijnë sukseshëm të krijojn vakum mes gazetarëve dhe jetes së saj private. Këngëtarja ia ka dalë me sukses në këtë aspekt, shkruan “Kosovarja”.

Kur pyetet për lidhjen, ajo thotë “stop”. Ndonëse nuk i pëlqen të flasë gjërat intime, ajo nuk reziston pa folur për dashirinë që ka ndaj kafshëve, pasion e dashuri që nuk e ka fshehur kurrë.

Ka raste kur në profilin e këngëtares në Instagram përfundojnë foto ku shihet qeni, apo macja e saj, ndaj të cilëve ka kujdes dhe dashuri tejet të veçantë e të madhe.

Ndryshe, pak kohë më parë ajo e ka humbur qenin e saj, për çka është pikëlluar pa masë, kjo pasi Zanfina është rritur me të dhe ai ishte tejet i rëndësishëm për gjithë familjen