Iu dha lamtumira e fundit, veteranit të UÇK-së nga Klina, Skender Bytyqi

Miq, familjarë e bashkëluftëtarë, sot ja dhanë lamtumirën e fundit veteranit të UÇK-së, Skender Bytyqi.

Bytyqi u varros në varrezat e Deshmorev ne Grabanic të Klinës, derisa në varrim morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, përfaqësues nga OVL UÇK, të cilët edhe mbajtën një fjalë rasti. Ndërsa në emër të fshatit, foli Ermal Kresani.

Ndër të tjera u tha se vdekja e Bytyqit, ëshë humbje e madhe, jo vetëm për familjarët, por për të gjithë.

Ndryshe, veterani i UÇK-së, vdiq pas një sëmundje të shkurtë, në shtetin e Gjermanisë, ku tash e sa vite jetonte dhe vepronte.
Ai la pas gruan dhe dy vajza./Klina info/